“Jetimët” rikthehet me emocion dhe surpriza në ekranin e Alsat-M!
Seriali i shumëpërfolur “Jetimët”, që transmetohet çdo mbrëmje nga ora 20:00 në Alsat-M, vazhdon të rrëmbejë zemrat e shikuesve me historinë e tij prekëse dhe skenat plot emocion.
Me një kast të fuqishëm dhe një rrëfim të thellë që prek zemrat, “Jetimët” është bërë një nga serialet më të ndjekura të momentit. Në rolet kryesore shfaqen aktorët e njohur Ilayda Alişan, Hande Soral, Burak Tozkoparan dhe Görkem Sevindik, të cilët me interpretimin e tyre kanë fituar simpatinë e publikut.
Së shpejti, serialit do t’i bashkohen dy emra shumë të dashur për publikun: aktori i suksesshëm Tuncer Salman, i njohur për rolet e tij të fuqishme në projekte të mëdha, dhe Ümmiye Koçak, shkrimtare, regjisore dhe aktore e vlerësuar me çmime, e njohur për mesazhet e saj sociale dhe humanizmin që përcjell në ekran. Të dy do të sjellin personazhe surprizë që pritet të sjellin kthesa të reja në rrjedhën e ngjarjeve.
Seriali është prodhim i Bozdağ Film, me skenar dhe ide origjinale nga Ayşe Ferda Eryılmaz dhe Nehir Erdem, ndërsa regjinë e mban Bülent İşbilen. Në kastin e pasur të aktorëve janë gjithashtu edhe emra si Emin Gürsoy, Ahmet Saraçoğlu, Erdem Şanlı, Emir Çubukçu dhe Ali Önsöz. Fëmijët që luajnë versionet e vogla të personazheve janë gjithashtu shumë të dashur për publikun: Umut İnan, Almira Abay, Fuat Fatih Odabaşı, Berke Obuz dhe Umut Ege Baştemur.