Naz Sayıner i bashkohet serialit “Jetimët” si personazhi surprizë “Sulltan”!
Seriali shumë i dashur nga publiku “Jetimët”, që transmetohet nga e hëna në të premte në orën 20:00 në Alsat-M, vazhdon të sjellë episode emocionuese dhe plot surpriza. Këtë javë, serialit do t’i bashkohet një emër i njohur dhe i pëlqyer nga publiku: Naz Sayıner.
Aktorja e talentuar do të shfaqet për herë të parë në episodin e radhës, duke interpretuar rolin e Sulltanit, motra e humbur e Aliut. Ky zhvillim pritet të trazojë ndjeshëm rrjedhën e ngjarjeve dhe të sjellë emocione të forta për shikuesit.
Seriali “Jetimët” rrëmben vëmendjen me kastin e tij të jashtëzakonshëm, ku spikasin emrat e njohur Ilayda Alişan, Hande Soral, Burak Tozkoparan dhe Görkem Sevindik në rolet kryesore. Në serial marrin pjesë gjithashtu aktorët e suksesshëm Emin Gürsoy, Ahmet Saraçoğlu, Erdem Şanlı, Emir Çubukçu, Ali Önsöz, si dhe aktorët e vegjël që luajnë versionet e fëmijërisë së personazheve kryesorë: Umut İnan, Almira Abay, Fuat Fatih Odabaşı, Berke Obuz dhe Umut Ege Baştemur.