A do ta zbulojë Zıpkın të vërtetën? Episodi 43 i “Jetimëve” tronditi publikun!
Seriali i dashur Jetimët, që transmetohet çdo ditë nga e hëna në të premte në Alsat-M, vazhdon të rrëmbejë zemrat e publikut me skenarët e tij emocionues. Në episodin e 43-të, që u transmetua së fundmi në Turqi, tensioni arriti kulmin dhe shumë sekrete nisën të dalin në dritë.
Ayça, e shtyrë nga kërcënimet e Barbarosit, ndahet nga Selimi. Por zemërimi i saj e çon drejt shtëpisë së “Jetimëve”, ku ajo përballet me një moment tronditës: në duart e Zıpkın ajo sheh një palë patike blu – dhe menjëherë kujton nipin e saj të humbur, Yusufin.
A janë këto patiket e vogla pikërisht ato të Yusufit? A është Zıpkın i lidhur me të kaluarën e saj në një mënyrë që askush nuk e ka imagjinuar? Në kaos e sipër, Ayça largohet e tronditur nga shtëpia, ndërsa ne shohim Zıpkınin që po përballet me një të vërtetë të dhimbshme: a është gjyshi i tij Komandant Çeliku?
🔸 A do t’i dalë Zıpkın e vërteta përpara syve?
🔸 A do të zbulohet lidhja e tij me Yusufin dhe e kaluara e errët e Komandant Çelikut?
🔸 Dhe çfarë do të ndodhë me marrëdhënien mes Ayçës dhe Selimit?
Seriali Jetimët, prodhim i madh i Mehmet Bozdağ, me regji nga Bülent İşbilen dhe me aktorë të njohur si İlayda Alişan, Hande Soral, Burak Tozkoparan dhe Görkem Sevindik, po dominon jo vetëm ekranet por edhe rrjetet sociale, ku fansat nuk pushojnë së komentuar çdo detaj të ri!
👉 Mos humbisni episodet e radhës të serialit Jetimët, nga e hëna në të premte në Alsat-M – gjithçka mund të ndryshojë në çdo moment!