Kush është gjyshi i Zëpkëlut? E vërteta që mund të ndryshojë gjithçka në Jetimët


A do ta zbulojë Zëpkëlu i vërtetën? Momente tronditëse në episodin 43 të serialit Jetimët!

Seriali i dashur për publikun, Jetimët, i cili transmetohet në Alsat-M çdo mbrëmje nga e hëna në të premten në orën 20:00, vazhdon të mbajë shikuesit të mbërthyer para ekranit.

Në episodin e 43-të, që u prit me shumë interes, ndodhi një zhvillim që tronditi publikun: Ajça, pas kërcënimeve të Barbarosit dhe ndarjes nga Selimi, shkon në shtëpinë e Jetimëve për të kërkuar llogari. Por ajo që do të zbulojë aty, do ta lë pa fjalë…

Gjatë bisedës, sytë e Ajçës bien mbi një palë patikë të kaltër që po i mbante Zëpkëlu. Ajo tronditet kur kujton të kaluarën dhe mendon se ato patikë mund t’i kenë përkitur nipit të saj të zhdukur, Jusufit.

E shtangur nga kjo ide, ajo largohet menjëherë nga shtëpia, pa thënë asnjë fjalë.

Por pyetja më e madhe tani është:
👉 A do të zbulojë Zëpkëlu se Komandanti Çelik është gjyshi i tij i vërtetë?


🎬 Një episod që u bë temë kryesore në rrjetet sociale

Produksion i Mehmet Bozdağ dhe nën regjinë e Bülent İşbilen, seriali Jetimët (titulli origjinal: Ateş Kuşları) me aktorët Ilayda Alişan, Hande Soral, Burak Tozkoparan dhe Görkem Sevindik, po vazhdon të prekë tema të forta dhe emocione të thella.

Episodi i 43-të jo vetëm që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, por u cilësua nga shumë ndjekës si një nga më emocionuesit deri tani.


🕊️ Mos e humbni episodin e radhës të Jetimët, në Alsat-M, nga e hëna në të premten, në ora 20:00!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Shiko Seriale Turke me Perkthim Shqip WordPress Video Theme by WPEnjoy