Tariku e merr Baharën – Shiko reagimin e Sillës!
Seriali turk “Mos më braktis” vazhdon të mbajë mbërthyer audiencën shqiptare me ngjarjet emocionuese dhe dramat e pafund. Një nga linjat më prekëse të serialit është historia e Zeynep-it dhe Emre-s, një çift që kalon momente të bukura së bashku, por që fatkeqësisht ndahen dhe detyrohen të martohen me persona që nuk i duan.
Në qendër të ngjarjeve janë edhe Tariku dhe Silla, një tjetër çift që ka kaluar sfida të mëdha. Silla përjeton një periudhë shumë të vështirë, pasi babai i Meltem-it përpiqet me çdo kusht t’i marrë jetën. Megjithatë, ajo i mbijeton kësaj përpjekjeje dhe mbetet një personazh i fortë dhe i vendosur.
Nga ana tjetër, Tariku martohet me Meltem-in, e cila nuk ndalet para asgjëje për ta pasur atë vetëm për vete. Ajo përdor çdo mjet për të ndarë Tarikun nga Silla dhe për t’i prishur jetën, duke e bërë jetën e tyre një betejë të vërtetë për dashuri dhe drejtësi.
🔹 Mos e humbni asnjë episod të serialit “Mos më braktis” që transmetohet çdo ditë nga e hëna në të premten, në orën 17:30, vetëm në Alsat-M.
Për më shumë përmbajtje rreth serialeve më të ndjekura dhe ngjarjeve më interesante, vizitoni faqen tonë soupeno.com!