Seriali me Birce Akalay & Alperen Duymaz ndryshon emrin: “Aşk” bëhet “Aniden”, një dramë shpërthyese që vjen në mars

Seriali i shumëpritur i Disney Plus, me protagonistë Birce Akalay dhe Alperen Duymaz, ka marrë një ndryshim të rëndësishëm. Projekti i njohur deri tani me titullin “Aşk” do të shfaqet zyrtarisht me emrin e ri “Aniden”, duke rritur kuriozitetin e publikut në prag të premierës së tij në muajin mars.
Prodhuar nga Ay Yapım, drama është xhiruar fillimisht në Madrid dhe më pas në Stamboll, ku u zhvilluan skenat kyçe të historisë. Seriali trajton një konflikt emocional tejet të fuqishëm: një nënë dhe një vajzë të dashuruara pas të njëjtit burrë, duke hapur një cikël përplasjesh, sekretësh dhe plagësh që rikthehen “papritur”.
Një dramë familjare që shpërthen nga një dashuri e ndaluar

Regjisori Burak Müjdeci dhe skenaristja Banu Kiremitçi Bozkurt sjellin një histori të ngarkuar me emocione, tradhti dhe pasion, ku marrëdhëniet brenda familjes kthehen në fushëbetejë.
Kasti i yjeve
Roli kryesor ndahet mes aktorëve të njohur:
-
Birce Akalay – Aylin
-
Alperen Duymaz – Karan
-
Derya Pınar Ak – Şirin
-
Begüm Kütük – Aslı
-
Serkan Taştemur – Ömer
-
Gökçe Özyol – Murat
-
Mehmet Aslantuğ – Yalçın
Prania e Mehmet Aslantuğ sjell peshën e një aktori ikonik që pritet të shtojë intensitetin dramatik të historisë.
“Aniden” – një histori që ndryshon gjithçka në një çast
Me temën e konfliktit të ndaluar, dramës familjare dhe pasioneve të rrezikshme, “Aniden” pritet të jetë një ndër serialet më të forta të pranverës 2025.
