🎭 Beril Pozam që njihet si Suna nga seriali Çapkënii Pasur, në serialin e ri “Kıskanmak” – Ja roli surprizë i saj!
Aktorja e dashur Beril Pozam, e njohur për publikun me rolin e Suna-s në serialin “Yalı Çapkını”, i bashkohet kastit të yjeve të serialit të ri të “Ay Yapım”, “Kıskanmak”.
📺 Një kast me emra të mëdhenj
Seriali, që do të drejtohet nga Nadim Güç dhe shkruar nga Yılmaz Şahin, ka siguruar tashmë një kast të fuqishëm:
-
Özgü Namal si Seniha
-
Mehmet Günsür si Halit
-
Selahattin Paşalı si Nüzhet
-
Hafsanur Sancaktutan si Mükerrem
-
Ayda Aksel si Mediha
📚 Bazuar në një klasik të letërsisë turke
“Kıskanmak” është një adaptim i veprës së njohur të shkrimtarit Nahid Sırrı Örik dhe pritet të jetë një nga prodhimet më të bujshme të sezonit të ri.
👰♀️ Roli i Beril Pozam
Në këtë dramë të fortë, Beril Pozam do të luajë rolin e Nalan – vajza që zgjidhet nga familja e Halit për t’u martuar me të. Një rol që pritet të sjellë tension, dramë dhe shumë ndjeshmëri në ekran.
🎬 Provat fillojnë në fund të muajit dhe pritet që xhirimet të nisin menjëherë më pas.