Dy Ditë Pas Hyrjes në Big Brother VIP Albania, Gjestit i Vjen Një Dron i Papritur!

Kanë kaluar vetëm dy ditë që nga hyrja e Gjestit në Big Brother VIP Albania 4.

Kjo befasoi të gjithë pasi nuk pritej meqë kishte vetëm disa orë nga dalja e tij nga Big Brother i Kosovës.

Megjithatë, ai u shndërrua në një sensacion të momentit dhe një personazh shumë të pëlqyer nga publiku.

Edhe pse vetëm pak ditë, ai u befasua me një dron në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku shkruhej ‘King’ apo në shqip ‘Mbreti’.

Besart Kelmendi (emri i vërtetë) iu gëzua tejet shumë kësaj, ndërsa brohoriti kur pa se ishte për të.

Gjesti lirshëm mund të thuhet se ka trazuar ujërat atje dhe ka qenë i përfshirë në debate me shumë prej tyre.

Pritet të shihet se si do të vijojë loja e tij tani e tutje, pasi është vetëm fillimi. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Shiko Seriale Turke me Perkthim Shqip WordPress Video Theme by WPEnjoy