Zyrtarisht, Çağatay – mashkulli më i pashëm i Turqisë për vitin 2025

Aktorit të njohur turk Çağatay Ulusoy i shtohet një tjetër titull prestigjioz – këtë herë i bazuar plotësisht në vlerësimin e publikut. Në një sondazh ndërkombëtar të zhvilluar gjatë Nëntorit 2025, i cili mori jehonë të madhe në mediat turke, ai u shpall “Mashkulli më i Pashëm i Turqisë”.
Sipas mediave si Sonsöz Gazetesi, sondazhi është realizuar në një platformë ndërkombëtare, ku mijëra adhurues votuan për yjet e tyre të preferuar. Pavarësisht konkurrencës së fortë mes shumë emrave të njohur të showbiz-it turk, Çağatay doli fitues me diferencë, duke dëshmuar se popullariteti i tij vazhdon të jetë i pakonkurrueshëm.

Një titull ndryshe nga fitorja e vitit 2010
Ky vlerësim duhet dalluar nga çmimi që ai fitoi në vitin 2010, kur u shpall “Modeli më i Mirë i Turqisë” nga një juri profesioniste. Ai çmim i hapi dyert drejt aktrimit, ndërsa vlerësimi i vitit 2025 është 100% rezultat i votës së fansave – një tregues i ndikimit të tij të sotëm.
Sukseset e fundit i shtuan popullaritetin
Ky titull i ri vjen në një periudhë mjaft të ngarkuar për aktorin. Pas roleve të suksesshme në “Kübra” dhe “Gaddar”, Ulusoy po korr arritje të mëdha me serialin “Eşref Rüya”, ku luan krah Demet Özdemir. Prodhimi i Kanal D, tashmë në sezonin e dytë, është një nga serialet më të shikuara në Turqi.
Filxhi i popullaritetit të tij sot lidhet drejtpërdrejt me suksesin e madh të “Eşref Rüya”, duke konfirmuar se edhe pas më shumë se një dekade në karrierë, Çağatay Ulusoy mbetet një ikonë e pandryshueshme e ekranit turk.
